Flash News

E-TJERA

Blendi Fevziu: Meta s'ka gisht te marrëveshja PD-LSI, e bën politikën bipolare

Blendi Fevziu: Meta s'ka gisht te marrëveshja PD-LSI, e bën

Sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Fevziu, marrëveshja PD-LSI e nënshkruar para zgjedhjeve qendrore të 25 Prillit e çon skenën politike shqiptare në bipolare. Fevziu deklaron se pas 25 Prillit nuk do të ketë më kombinime, por do kemi ose fitoren e Partisë Socialiste ose të koalicionit PD-LSI.

"Ka vlerë për të treguar se Opozita është duke shkuar së bashku në zgjedhje. Pavarësisht se ka zgjedhur taktikisht të kandidojë me dy lista por praktikisht janë një. Që do të thotë, do të kenë me siguri një imapkt të përbashkët me listat, do të dalin me kandidatë të përbashkët në disa zona, siç janë zonat e vogla Kukësi, Gjirokastra ku është më e vështirë për LSI-në, dhe në zonat e tjera do të ruajnë identitetet e tyre. Kjo marrëveshje është një paralajmërim dhe e çon skenën politike shqiptare në bipolare. O fiton Partia Socialiste, o fiton ky koalicion. Nuk ka më ndërmjetësime. Sepse nëse nuk do ta kishim këtë marrëveshje paraprake, të nënshkruar, do të kishim dy-tre lista të paktën që do të nxirrnin deputetët e tyre. Pra, do të ishte PS, PD dhe LSI dhe pastaj do shihnim kombinimet. Në këtë rast nuk ka më kombinime. Ka o ky koalicion, o Partia Socialiste në anën përballë."  shprehet Fevziu për RTV Ora.

Për kryeministrin Edi Rama, pas marrëveshjes së 1 Marsit qëndron dyshja Ilir Meta-Sali Berisha, por sipas Fevziut, presidenti i Republikës nuk ka ndonjë rol në këtë marrëveshje.

"Nuk e di që Meta të përfshihet. Natyrisht që Meta është i përfshirë në fushatë por mban qëndrimin e tij për të ruajtur parimet që i imponon Kushtetuta si President i Republikës. Por nga ana tjetër është përfshirë fort në fushatë. Në marrëveshje nuk di të ketë pasur ndonjë rol." shprehet moderatori.

Të fundit