Flash News

E-TJERA

Blendi Gonxhe: Procesi i kolaudimit nis në fillim të shkurtit

Blendi Gonxhe: Procesi i kolaudimit nis në fillim të shkurtit

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka deklaruar se procesi i kolaudimit do të nisë në fillim të muajit shkurt.

Këtë deklaratë Gonxhe e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ndërsa më herët ky proces ishte njoftuar në fillimit të muajit janar, por u shty për një afat të pacaktuar.

“Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të menduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe.

Të fundit