Flash News

E-TJERA

Blendi Gonxhe rreth 1 orë në SPAK: S’ka lidhje me tenderat, por s'mund ta them arsyen

Blendi Gonxhe rreth 1 orë në SPAK: S’ka lidhje me tenderat, por

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku qëndroi përreth 1 orë.

Në një prononcim për gazetarët, pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Gonxhe tha se ishte thirrur për një verifikim për një çështje të tretë, por pa dhënë detaje edhe pse gazetarët këmbëngulën.

Sipas tij, paraqitja në SPAK nuk ka lidhje me funksionin në krye të DPSHTRR, tender apo me ndonjë institucion tjetër shtetëror.

“Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me ministrinë që varem, as me rrugët as me DPSHTRR.

As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt. Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion”, tha Gonxhe.

Së fundmi në SPAK ka qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja

 

Të fundit