Flash News

E-TJERA

Blendi Kajsiu analizon ‘korrupsionin’ e Edi Ramës në një libër në spanjisht

Politologu Blendi Kajsiu, pedagog në Universitetin e Antiokias (Universidad de Antioqia) ne Medellín në Kolumbi, ka botuar në spanjisht një libër i cili trajton korrupsionin në dy vende të Amerikës Latine dhe në vendin e tij të origjinës, Shqipëri. Fokusi i studiuesit janë diskuret (ligjërimet apo gjuhët) antikorrupsion në Kolumbi, Ekuador dhe Tiranë, përkatësisht nën tre udhëheqësit Rafael Korrea, Juan Santos dhe Edi Rama.

Libri është publikuar nga shtëpia botuese spanjolle Tirant lo Blanch.

Ja çfarë thuhet në shënimin shoqërues të botuesit spanjoll:

Ky libër është një nga veprat e pakta që zbulon dimensionin ideologjik të diskurseve zyrtare kundër korrupsionit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Analiza e tij tregon se politikat antikorrupsion pasqyrojnë axhendën ideologjike të qeverive që i hartojnë ato.

Për këtë arsye, megjithëse Kolumbia, Ekuadori dhe Shqipëria kanë nivele shumë të ngjashme të korrupsionit, qeveritë e tyre e artikulojnë konceptin në mënyra të ndryshme. Politikat antikorrupsion të qeverisë tw Rafael Correas (2007-2017) në Ekuador e vendosin korrupsionin kryesisht në sferën private. Qeveria e Juan Manuel Santosit (2010-2018) në Kolumbi, nga ana e saj, artikulon korrupsionin si një problem që lind në ndërveprimin midis sektorit publik dhe privat.

Së fundi, qeveria shqiptare e Edi Ramës (2013-2019) e identifikon korrupsionin si një problem pothuajse ekskluziv në sektorin publik. Këto artikulime të ndryshme të të njëjtit fenomen pasqyrojnë dallimet midis ideologjisë së Correas për socializmin e shekullit të 21-të, neoliberalizmit të moderuar të rrugës së tretë të Santos dhe neoliberalizmit më themelor të Ramës.

Kjo është arsyeja që ky libër na fton të pyesim se cili është ideali politik, ekonomik apo social që ne kërkojmë të vendosim me eliminimin e korrupsionit.

Blendi Kajsiu analizon ‘korrupsionin’ e Edi Ramës në

 

 

 

 

Të fundit