Flash News

E-TJERA

Blenë të dhënat e qytetarëve, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve e mohon: Nuk janë përmbarues, por mashtrues

Blenë të dhënat e qytetarëve, Dhoma Kombëtare e

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar pas zbardhjes së skemës nga ku rrodhën të dhënat e qytetarëve, si paga apo targat e makinës. Sipas prokurorisë, përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi i kishin blerë të dhënat kundrejt shumës 200-300 mijë lekë të vjetra nga specialistët e IT të Drejtorisë së Tatimeve.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve thotë se Sota dhe Ikonomi janë mashtrues, duke theksuar se nuk kanë qenë kurrë përmbarues. Gjithashtu shtojnë se njëri ka institucion financiar mikrokredie dhe tjetri kompani për mbledhjen e  detyrimeve.

Dhoma e Përmbaruesve nënvizon se të dyja kompanitë janë pa licensë, ndërsa shtojnë se: Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.

Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur! Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj.

Të fundit