Flash News

E-TJERA

Blenë vota në zgjedhjet e 2021, SPAK dërgon për gjykim 4 persona (EMRAT)

Blenë vota në zgjedhjet e 2021, SPAK dërgon për gjykim 4

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 4 personave, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Bëhet fjalë konkretisht për shtetasit:

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.
Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, shtetasit e lartpërmendur u jepnin nga 50 mijë lekë qytetarëve në këmbim të votës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, pa e specifikuar se për cilin subjekt politik blinin vota.

“Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit