Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blerjet te PDIU e ndihmuan më shumë PS-në se sa ‘kafshimi i mollës së LSI’

Partia Socialiste fitoi 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të njëjtin numër mandatesh që pati fituar në 2017, pas një fushate elektorale të mbështetur te ajo që ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e quajti “kafshimi i mollës së LSI”, pra rrëmbimin e votave që katër vjet më parë i pati marrë LSI përmes rekrutimit të politikanëve të saj vendorë.
Por rezultatet zgjedhore të analizuara nga BIRN sugjerojnë se figurat e “blera” nga LSI nuk i dhanë shumë avantazh PS-së, pasi votat që i humbën LSI duket se kaluan në shumicë te PD dhe jo te PS.
Zgjedhjet e vitit 2021 ka gjasa do të mbahen mend edhe për sasinë e madhe të politikanëve që kanë ndërruar parti nga një, dy apo tre herë, si dhe për surprizat elektorale të politikanëve që nuk kanë shpalosur ndonjë program politik por që rezultuan shumë të suksesshëm.
Fushata e PS-së për rrëmbimin e votave të LSI, të cilat janë konsideruar historikisht si “vota për interes”, ishte më e dukshme në qarkun e Beratit, ku ish-ministri i Drejtësisë për LSI, Nasip Naço dhe ish-deputeti i kësaj partia Klajdi Qama, garuan për socialistët. Në fund të garës, PS mori në qarkun e Beratit 3 mijë vota më pak se sa pati marrë katër vjet më parë. Ajo me të vërtetë e arriti synimin për të marrë 5 mandate në këtë qark, duke i rrëmbyer një mandat LSI-së, por kjo duket se ndodhi më shumë për çështje fati se sa ishte rezultat zgjedhor. Mandati shtesë i PS-së për Beratin erdhi për shkak se LSI-së i munguan vetëm 77 vota nga kuota që i nevojitej për të marrë një mandat.
Në Fier, ku një ish-deputet tjetër i LSI, Robert Bitri, u mor nga socialistët, PS humbi 12 mijë vota në krahasim me katër vjet më parë si dhe një mandat deputeti.
Qarku i vetëm ku flirti me elementët lokalë të LSI-së duket se i ka funksionuar socialistëve, është Durrësi, ku ish-ministri i LSI-së Lefter Koka garoi për socialistët dhe mori 9,600 vota pëlqyese personale. Socialistët morën në total në Durrës 3,858 vota më shumë dhe rrëmbyen mandatin e tetë nga të 14 mandatet e qarkut. Por edhe këtu, mandati i tetë ishte më shumë fat se sa rezultat zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim e humbi mandatin në Durrës për vetëm 136 vota dhe nëse LSI do ta merrte mandatin, atëherë PS do të zbriste në 7 mandate.
Socialistët duket se patën më shumë fat me blerjet që bënë nga radhët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këta elementë, si Ornaldo Rakipi në Tiranë dhe Sajmir Hasalla në Elbasan, duket se kontribuuan me vota personale të tilla, duke dhënë efekt edhe në mandate në dy qarqe të rëndësishme. Në Elbasan socialistët fituan gati 14 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë ndërsa Saimir Hasalla, i cili ka qenë kryetar bashkie me PDIU, kontribuoi me 11,500 vota personale. Në Tiranë, socialistët morën 26 mijë vota më shumë, ndërsa Ornaldo Rakipi, 27 vjeçari i biri i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, mori gati 16 mijë vota.
Elementë të ish-LSI-së duket se patën kontribut në rezultatin e PS-së në Elbasan dhe Tiranë, por jo në të njëjtat përmasa me grupin e Rakipit. Luan Duzha, deputeti që LSI e bleu nga PR, arriti të marrë gati 7 mijë vota personale në Elbasan ndërsa Alqi Bllako, drejtor i agjencisë shtetërore përgjegjëse për ujësjellësat dhe incineratorët e mbetjeve, kontribuoi me gati 8800 vota personale në Tiranë.
Rritja e votave të socialistëve në Tiranë ndihmoi këtë parti të ruante avantazhin në mandate njësoj si më 2017, pavarësisht se edhe partitë e opozitës u rritën gjithashtu.
Në total, socialistët fituan vota në 4 nga 12 qarqet e vendit në krahasim me vitin 2017, ku fitoret më të mëdha u realizuan në Tiranë e Elbasan ndërsa humbjet më të mëdha u shkaktuan në Fier, Shkodër e Vlorë.
Në rang kombëtar, socialistët morën 48.6% të votave dhe 53% të parlamentit. Mandatet shtesë në krahasim me votën popullore iu dhanë socialistëve pjesërisht nga fati, si në Berat dhe Durrës, dhe pjesërisht nga avantazhi që i jep formula D’Hondt partisë më të madhe. Por suksesi më i madh i PS duket se u realizua në Elbasan dhe Tiranë falë ndihmës se elementëve të huazuar nga PDIU. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38