Flash News

E-TJERA

Basha ‘blindoi’ selinë, reagojnë studentët e PPE: Marrja e grupeve mercenare, rrezik për PD-në

Basha ‘blindoi’ selinë, reagojnë studentët e PPE:

Studentët e Partisë Popullore Evropiane kanë reaguar pas situatës së krijuar në selinë blu, ku anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk janë lejuar të hyjnë në brendësi, për shkak të masave që janë marrë.

Në një postim në Facebook, EDS shkruan se vendimi i Lulzim Bashës për të ‘blinduar selinë dhe marrja e grupeve mercenare brenda saj për të ndaluar vullnetin e 44 mijë demokratëve, krijon një situatë të rrezikshme.’

“Po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Vendimi i Lulzim Bashës për të blinduar selinë e partisë dhe marrja e grupeve mercenare brenda saj për të ndaluar vullnetin e 44,000 demokratëve krijon një situate të rrezikshme brenda PD.

I bëjmë thirrje zotit Basha të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij dhe të sigurojë një proces demokratik normal”, shkruan në Facebook, EDS.



Të fundit