Flash News

E-TJERA

Blindohet Kryeministria, 1500 policë të shpërndarë në institucione

Blindohet Kryeministria, 1500 policë të shpërndarë në

Policia e Shtetit ka refuzuar garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës që do të mbahet në orën 18:00 nga Partia Demokratike.

1500 forca policie janë në gatishmëri, ku janë shpërndarë në godina të rëndësisë së veçantë. Kjo pasi protestuesit pasi të mblidhen para Kryeministrisë pritet të marshojnë drejt institucioneve kryesore, duke përjashtuar Kuvendin.

Ndërkohë në masat e marra është blinduar edhe Kryeministria, ndërsa është vendosur edhe gardhi metalik.

Forcat Shqiponja po pajisen me fikëse zjarri, si masë paraprake ndaj asaj që pritet të ndodhë, duke pasur si pikë referimi protestat e mëparshme.

Të fundit