Flash News

E-TJERA

Blinken flet për takimin me kreun e SPAK: Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore

Blinken flet për takimin me kreun e SPAK: Anëtarë të krimit

Numri dy i SHBA, Antony Blinken ka folur mbi takimin e shkurtër që zhvilloi sot me kreun e SPAK, Altin Dumani në Piramidën e Tiranës gjatë vizitës në vendin tonë.

Blinken tha se anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe se ku proces duhet të ecë përpara.

 “Sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore.

Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të eci përpara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE, është ajo që populli meriton”, tha ai.

Antony Blinken është takuar ditën e sotme (15 shkurt) me kreun e SPAK, Altin Dumani, kreu i ILD-së, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça.

 

Të fundit