Flash News

E-TJERA

Blinken nesër në Tiranë, këto janë rrugët ku do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve

Blinken nesër në Tiranë, këto janë rrugët ku do

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Sipas policisë, do të jenë disa rrugë në kryeqytet ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Duke filluar nga ora 19:30 e kësaj të mërkure deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Më poshtë gjeni të listuara dhe rrugët interurbane dhe urbane ku pritet të ndalohet qarkullimi gjatë fashave orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00 të së enjtes

Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Policia ka publikuar dhe rrugët alternative që mund të përdorin qytetarët që duan të shkojnë në aeroport, ose ata persona të cilët do të kenë emergjenca.

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit