Flash News

E-TJERA

Blinken takohet me Ramën, nënshkruhet marrëveshja për 5G-në: Një mesazh i fortë për t’iu dërguar  të tjerëve

Blinken takohet me Ramën, nënshkruhet marrëveshja për

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel dhe në përfundim është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Blinken falënderoi Shqipërinë për këtë hap, duke shtuar, se janë mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëra tjetrin

"Faleminderit shumë që jeni këtu dhe ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku, mendoj se po jepni një shembull shumë të fortë për nevojën për tu siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të tekonologjisë dhe duhet të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme një mesazh shumë i fortë për t’iu dërguar  të tjerëve. Jemi mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëri tjetrin dhe në shumë fusha që kemi shkëmbyer së bashku, siç ishte Defender 21. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Kombeve. E vlerësojmë shumë lidershpin tuaj."- tha Blinken.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen dhe krnearinë që Shqipëria do të jetë gjithmonë krah SHBA-së.

"Për mua dhe për ne është një moment shumë i rëndësishëm. Kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë prej disa vitesh duke u kërkuar edhe vendeve në Rajon të bëhen pjesë dhe që të gjithë të bjëmë përpjkje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë territor të shërbimi në duar të sigurta dhe mos të lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah SHBA. Shpresojmë që të mund ti bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë." tha Rama

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Kujtojmë se pak ditë më Blinken firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij. Ky i fundit akuzoi se dosja e tij ishte përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe filantropi George Soros.

Të fundit