Flash News

E-TJERA

Blinken takon ‘nxitimthi’ Altin Dumanin në aktivitetin me të rinjtë te Piramida

Blinken takon ‘nxitimthi’ Altin Dumanin në aktivitetin me

Gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur te Piramida ku zhvilloi një takim me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën.

Gjatë kësaj kohe, mësohet se numri 2 i administratës amerikane është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani por vetëm për disa minuta.

E pranishme në takim ishte edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. 

Ishte Ambasada  e SHBA në Tiranë ajo e cila ka bërë me dije se sekretari amerikan i Shtetit  do të zhvillonte takim edhe drejtues të sistemit të drejtësisë, duke nënkuptuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi në axhendën e publikuar nga DASH nuk parashikohej.

 

Të fundit