Flash News

E-TJERA

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, gazetari: Faji i kompanisë që po ndërton Korridorin 8, masakruan shtratin e lumit

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, gazetari: Faji i kompanisë

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar sot lidhur me shembjen e rrugës Librazhd-Qafë Thanë, duke e lidhur situatën me ndërtimin e rrugës së re të Korridorit 8.

Sipas Kikias, rruga Elbasan-Qafë Thanë ishte një nga segmentet me standardin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, e ndërtuar rreth 25 vjet më parë nga një kompani maqedonase, dhe deri kohët e fundit nuk kishte gropa apo probleme, pavarësisht mungesës së mirëmbajtjes.

Gazetari denoncon se anomalitë dhe shembjet e rrugës ekzistuese lidhen me punimet e Korridorit 8, ku sipas tij është kryer një “masakër mjedisore” mbi lumin Shkumbin. Ai shprehet se për të ndërtuar rrugën e re po përdoret zhavorri i lumit, duke shkatërruar shtratin e tij dhe duke gërmuar çdo përrua për të marrë inerte.

Reagimi:

Përse po bie rruga Librazhd-Qafë Thanë?

Rruga Elbasan-Qafe Thanë, ka qenë një nga rrugët me standardin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, e ndërtuar rreth 25 vjet me parë nga një kompani maqedonase. Prej kaq kohesh as gropa në safalt nuk kishte, edhe pse zero mirëmbajtje deri tani!

Anomalitë e krijuara në këtë aks, këto muajt e fundit, duhen kërkuar tek kompania që po ndërton rrugën e re, Korridorin e 8.

Ajo ka kryer masakrën më të madhe mjedisore mbi lumin Shkumbin. Nga Rrogozhina deri këtu ku po shembet kjo urë, rruga po ndërtohet me zhavorr lumi. Shtratin e lumit e kanë masakruar, e kanë shkatërruar tërësisht.

Nuk ka lënë përrua pa gërryer për të marrë inerte.

A duhet përdorur zhavorri i lumit me gurë të rrumbullaket e të lëmuar për shtratin e rrugës? Le ta japin inxhinieret përgjigjen për këtë.

Por shembjet e rrugës ekzistuese kanë ndodhur aty ku po ndërtohet traseja e re. Çdo dëmtim ka një faturë financiare, të cilën nuk duhet ta paguajmë ne.

Të fundit