Flash News

E-TJERA

Bllokimi i disa akseve nga bora, reagon policia: Shmangni lëvizjet e panevojshme në këto segmente

Bllokimi i disa akseve nga bora, reagon policia: Shmangni lëvizjet e

Moti i keq ka përfshirë sot të gjithë vendin dhe si pasojë e reshjeve të borës në disa zonë janë bllokuar disa akse rrugore.  

Policia e Tiranës ka informuar se në rrugën e Arbrit dhe në Malësinë e Krujës janë bllokuar disa akse rrugore në këtë zonë.

Akset të cilat janë bllokuar janë Rruga e Arbrit, rruga Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe aksi Bruzë Mal-Shkretë.

Policia informon gjithashtu se të gjithë qytetarët që mund të kenë nevojë për ndihmë në këto zonë të telefonojnë në numrin 112.

“Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Shërbimet e DVP Tiranë janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit