Flash News

E-TJERA

Bllokimi i e-Albania, Konfindustria kërkon shtyrjen e afatit për pasqyrat financiare: Bizneset rrezikojnë të gjobiten

Bllokimi i e-Albania, Konfindustria kërkon shtyrjen e afatit për

Konfindustria i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të shtyjë afatin e paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022. Kjo kërkesë vjen nisur nga problematikat e e-Albania, e cila u bllokua si pasojë e një sulmi kibernetik.

Konfindustria vlerëson se është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare nga bizneset. Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor, sipas saj, dhjetra mijra biznese me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë.

Dhe për këtë shton Konfindustria, nuk kanë përgjegjësi bizneset, por platform qeveritare elektronike. Gjithashtu ngre si shqetësim problemet e shumta teknike të sistemit shqiptar të eknologjisë, edhe pse investimi prek një vlerë të lartë monetare, duke evidentuar edhe skandalin e rrjedhjes së pagave.

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit, nisur edhe nga problematikat e sistemeve qeveritare të teknologjisë së informacionit.

 

 

 

 

 

 

Të fundit