Flash News

E-TJERA

Bllokimi i merkatos/ Skënderbeu e pranon: Humbëm gjyqin me një lojtar, sot pritet të hapet sërish

Bllokimi i merkatos/ Skënderbeu e pranon: Humbëm gjyqin me një
Foto Ilustruese

Skuadra e Skënderbeut ka reaguar pas lajmit se i është bllokuar merkatoja. Përmes një njoftimi zyrtar klubi korçar e pranon këtë fakt, ndërsa sqaron se ka ndodhur për shkak të një gjyqi të humbur ndaj lojtarit Arnaut Guedj për detyrime të parapmbetura.

Gjithashtu njofton se pagesa e detyrimit financiar është shlyer ndaj pritet që merkatoja të hapet sërish sot.

Pas Partizanit dhe Tiranës, Skënderbeu bëhet klubi i tretë në Superligë që i bllokohet merkatoja.

Njoftimi:

KF Skënderbeu dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me bllokimin e merkatos.

Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin 2018/19 ka kryer pagesën e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet të hapet sërish merkatoja.

Klubi po punon intesivisht për perforcimin e ekipit në merkaton e Janarit.

Me respekt,

KF Skënderbeu

Të fundit