Flash News

E-TJERA

Bllokimi i minatorit prej 5 ditësh reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Lutem të nxirre shëndoshë e mirë

Bllokimi i minatorit prej 5 ditësh reagon kryebashkiaku i Bulqizës:

Kryebashkiaku i Bulqizës ka bërë një reagim 5 ditë pas bllokimit të minatorit Muharrem Plaku në terrin e lagështirën e minierave të kësaj zone.

Në reagimin e tij të vonshëm, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka thënë se po lutet për Plakun dhe përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se shpreson që Plaku të nxirret shëndoshë e mirë.

“I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku. Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e çdo banori, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër. Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm,”- shkruan Alla në postimin e tij në Facebook.

Të fundit