Flash News

E-TJERA

Bllokimi i negociatave, Lela: Gjuha e Ramës përpjekje për të bërë mjegulla të mëdha, do të fshehë problemin e vërtetë

Bllokimi i negociatave, Lela: Gjuha e Ramës përpjekje për të

Gazetari Alfred Lela ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në “Top Story”, Lela tha se gjuha e përdorur sot në samit nga ana e kryeministrit Edi Rama është një përpjekje për të bërë mjegulla të mëdha, me qëllim që të fshehë problemin e vërtetë të kësaj bllokade.

Alfred Lela: Një konflikt i dytë që minon përpjekjen e kryeministrit tonë për të fshehur problemin. Në vend që të përballemi e problemin ne gjejmë mjegulla ku ta fshehim. Putini i sëmurë e gjëra të tilla janë batuta që nuk shqetësojnë askënd e nuk i bien askujt në sy.

U bënë tetë herë që i trokasim te porta, këtë radhë na penguan por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para tre vitesh edhe ne e penguam Maqedoninë e Veriut. Duhet të përballemi me problemin si qeveri e si opozitë.

Kjo është kombëtare përfshin të gjithë shqiptarët. Kjo është e vetmja dalje, batuta mund të themi të gjithë por batutat e një vendi të vogël si Shqipëria nuk bëjnë fare zhurmë e nuk ngrenë peshë.

 

Të fundit