Flash News

E-TJERA

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të

Disa ditë pasi News24 iu ndërpre transmetimi, OSBE e ka cilësuar situatën si shqetësuese.

Në një postim në platformën X, Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE-së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave.

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të mediave”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Reagimi i OSBE-së vjen pas tensioneve të ditëve të fundit, ku News24 ka ndalur transmetimin pas një ndërhyrjeje të papritur.

Të fundit