All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Bllokimi i Rrugës së Arbrit, Duleviç: Është skandal, qytetarët bllokohen, ministrja bën propagandë

All - Paragraf - 1

Bllokimi i Rrugës së Arbrit, Duleviç: Është skandal,

Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha se bllokimi i Rrugës së Arbrit për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut, është një skandal.

All - Paragraf - 3

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Duleviç tha se qytetarët mbesin me orë të tëra të bllokuar, ndërsa ministrja Balluku thjesht bën propagandë.

Duleviç: Ky është një skandal, është e papranueshme. Jemi në 2023. Qytetarët, fëmijët pleqtë mbesin me orë të tëra në të ftoftë në rrugën e Arbrit, Kjo është një papërgjegjshmëri nga ana e institucioneve. Unë nuk e kuptoj në momentin që ndodhi ministrja ishte e përgatitur shumë mirë edhe më kamerat me vete, dhe nuk e kuptoj çdo ministrja ne mes të rrugës kur qytetarët bllokohen dhe ajo thjesht bën propagandë. Patjetër është faji i institucioneve.

Nëse ju kujtohet janë hedhur qysh janarin e vitit të kaluar edhe dy satelitë që kanë kushtuar 6.6 milionë dollarë ku është informacioni që do parandaloheshin këto katastrofa. Do të thotë që 6.6 milionë dollarë kanë shkuar kot. Mund të kishin shkuar me mirë për Emergjencat Civile. Sepse janë vetëm 110 borëpastruese. Disa janë kamionë të komunales që zhvendosin borën. Ky është skandal tjetër që nuk kemi mjete ne rastin e emergjencave.

Të fundit