Flash News

E-TJERA

Bllokohen 50 makina të tonazhit të lartë në Burrel

Bllokohen 50 makina të tonazhit të lartë në Burrel

50 makina të tonazhit të lartë të cilat transportojnë mineral kromi nga minierat e Bulqizës në drejtim të Durrësit janë bllokuar, te vendi i quajtur “Kthesa e Sanës”.

Drejtuesve të 50 mjeteve transportuese të mineralit të kromit u është komunikuar se unaza e sipërme, e saporikonstruktuar, nuk do të jetë më e lejueshme për makinat e tonazhit të lartë.

Por ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e mjeteve të kromit.

Ata kanë kërkuar që vendimi për to të jetë i zbatueshëm vetëm kur të jetë e rregulluar me sistemim asfaltim unaza e poshtme.

Sipas tyre, në gjendjen ku ndodhet ky segment rrugor bëhet shkak për dëmtimin e mjeteve.

Të fundit