Flash News

E-TJERA

Bllokohen 600 gota qelqi nga Kina, prani metalesh të rënda

Bllokohen 600 gota qelqi nga Kina, prani metalesh të rënda

Një sasi prej 600 copë gotash qelqi me origjinë nga Kina, u bllokuan para hedhjes në treg nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe AKU.

Produktet u klasifikuan si “Alert” për shkak të pranisë së substancave të rrezikshme në produkte me origjinë nga Kina, të shpërndara përmes Danimarkës.

Sipas të dhënave zyrtare, gotat e qelqit kanë rezultuar me prani të metaleve kadmium dhe plumb, të rrezikshme për shëndetin. Kadmiumi është një metal shumë toksik dhe kancerogjen, i cili dëmton rëndë veshkat, kockat dhe mushkëritë. Ndërsa plumbi shkakton vonesa në zhvillimin intelektual dhe probleme me përqendrimin.

Të fundit