Flash News

E-TJERA

Bllokohen në malin e Jezercës tre turistë, helikopteri niset drejt vendit

Bllokohen në malin e Jezercës tre turistë, helikopteri niset

Tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar këtë të hënë në malin e Jezercës.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi i cili me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë pamje të helikopterit Cougar, i cili është nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar turistat.

3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.”, shkruan përkrahë fotove Peleshi.

 

Të fundit