Flash News

E-TJERA

Bllokohen turistët serbë në Tropojë, ndërron jetë njëri prej tyre

Bllokohen turistët serbë në Tropojë, ndërron jetë
foto ilustruese

Një grup turistësh serbë janë bllokuar në Tropojë, në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”.

Sipas burimeve të para të policisë një prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit dhe bëhet fjalë për shtetasin G.S.

shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur për në vendngjarje, ndërsa për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit.

Njoftimi:

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Të fundit