Flash News

E-TJERA

Bllokohet nga reshjet e dëborës “Rruga e Arbrit”, policia njofton se nga duhet të kaloni

Bllokohet nga reshjet e dëborës “Rruga e Arbrit”, policia

Rruga e Arbrit është bllokuar nga dëbora që ka rënë gjatë natës së kaluar, por edhe në orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme.

Si rrjedhojë e reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore ndërkohë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit