Flash News

E-TJERA

Bogdani: Agjentët rusë në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Bogdani: Agjentët rusë në Nish po pajisen me pasaporta

Gert Bogdani deklaroi se agjentët rusë po lëvizin lirisht në rajonin e Ballkanit, madje ata po pajisen edhe me pasaporta diplomatike serbe.

Për Euronews Albania, Bogdani tha se në bazën e Nishit agjentët rusë po marrin pasaporta diplomatike serbe, dhe e vetmja zgjidhje për të shmangur influencat ruse, është ndërtimi i demokracive.

“Për bazën e Nishit, punonjësit e bazës po pajisen me dokumente diplomatike të Serbisë. Por unë do thoja një pikë shumë të rëndësishme, se vërtetë duhet parë situata aktuale, por duhet parë edhe ngae ardhmja. E vetmja zgjidhje nga këto influenca të tilla, është ndërtimi i demokracive. Sa më demokraci të forta të ketë në vendet ballkanike, e sa më me pak korrupsion të jetë, aq më pak influencohen”, tha Bogdani.

Të fundit