Flash News

E-TJERA

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi Vetëvendosjes në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi Vetëvendosjes në

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abazi shkruan se në datën 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri për të mbajtur përgjegjësitë e tij për rezultatet në Shqipëri.

“Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka njoftuar ai.

Sot në një intervistë në Euronews Albania, Abazi tha se ka marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

I pyetur se a është i zhgënjyer personalisht nga zgjedhjet e 25 prillit dhe se a ka pasur pritshmëri më të larta, Abazi tha se sigurisht se kanë dashur të kenë të paktën një mandat në Kuvendin e Shqipërisë, por se nuk ka qenë prioriteti i partisë në Shqipëri.

Gjëja më e rëndësishme është që të rritet organizata, të përhapet fryma e Lëvizjes, dhe e treta ka qenë mandati”, tha Abazi.

Abazi tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie dhe u shpreh se mbetet për t’u parë forma e re që do të marrë LVV në Tiranë pas largimit të tij.

Të fundit