Flash News

E-TJERA

Bojkoti i futbollit, Duka takon Ramën: Më premtoi se do e marrë në konsideratë ofertën tonë

Bojkoti i futbollit, Duka takon Ramën: Më premtoi se do e marrë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë një aktiviteti foli edhe për bojkotin që Liga Profesioniste ka shpallur që prej 5 gushtit. Duka la të kuptohej se kjo çështje do të zgjidhet ditët në vijim. Ai tha se ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.

“Duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet, që përmes legjislacionit të gjenden ca para për të mbështetur pasionin. Pasioni nuk duhet të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë, por të mbështet me bazë ligjore financiarisht. Në fund të fundit është në të mirë të shoqërisë.

Futbolli duhet të luhet dhe është e dëmshme ndërprerja e tij. Duhet të luajmë një orë e më parë. Madje nuk duhet të ishte ndërprerë, por duhej arritur konsensus pa arritur në radikalizma. Uroj të ndodhë me ndonjë ndryshim, apo me ndonjë premtim legjislativ. Në një takim të fundit të Ligës me Ministrinë e Financave është premtuar që dy propozimet do shkojnë në qeveri. Sot unë kam pasur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që do të marrë në konsideratë ofertën tonë", tha Duka.

Ky i fundit u shpreh kundër bojkotit.

"Personalisht do doja të mos kishte pasur ndërprerja. Tani varet nëse presidentët e Ligës do të binden, apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli. Ligji i Sponsorizimit nuk është çështje numrash. Ai është një fond për sportin, që nuk është shumë. Sporti ka nevojë për akoma më shumë. Kush nuk është i lumtur kur fillon futbolli. Të gjithë jemi të lumtur", deklaroi Duka.

Të fundit