Flash News

E-TJERA

Bojkoti i kampionatit, Libohova: Qeveria ka kohë deri të enjten, më pas do të marrim vendimin përfundimtar

Bojkoti i kampionatit, Libohova: Qeveria ka kohë deri të enjten,

Të hënën Liga Profesioniste ka zhvilluar një mbledhje. Në përfundim të saj, presidenti Edvin Libohova deklaroi se ende nuk është marrë një vendim për kampionatin dhe nëse do të vazhdojë apo jo bojkoti. Ai tha se i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje përfundimtare lidhur me kërkesat që i janë drejtuar. Në të kundërt, të premten do të ketë tjetër mbledhje të Ligës dhe klubeve.

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar.

Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, tha Libohova.

Të fundit