Flash News

E-TJERA

Bojkoti i komisionit “Xhafaj”, ambasadori i BE: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë

Bojkoti i komisionit “Xhafaj”, ambasadori i BE: Të

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka reaguar pas bojkotit që  i bënë komisionit “Xhafaj”, institucionet e drejtësisë.

Gonzato ka kërkuar që të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, teksa theksoi nevojën për të konsoliduar Reformën në Drejtësi.

“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi”, tha Gonzato.

Të fundit