Flash News

E-TJERA

"Bojkoti mbetet në fuqi", Fidel Ylli pas mbledhjes me Ligën Profesioniste: Propozimi do i dërgohet Ramës

"Bojkoti mbetet në fuqi", Fidel Ylli pas mbledhjes me Ligën

Nuk ka “tym të bardhë”, Liga-Qeveria zhvillojnë aktin e dytë të bisedimeve, fjala e fundit i takon kryeministrit Rama

Në përfundim të raundit të dytë të bisedimeve, të zhvilluar sërish në Ministrinë e Financave, deputeti Fidel Ylli është shprehur se janë zgjidhur 90% e kërkesave të Ligës Profesioniste, ndërkohë që bojkoti i klubeve mbetet ende në fuqi.

Megjithatë, sërish nuk është plotësuar kërkesa kryesore e Ligës Profesioniste, ligji i sponsorizimeve.

Me këtë kusht të pa plotësuar, bojkotoi mbetet në fuqi ndërsa propozimet e Ligës tashmë do ti paraqiten kryeministrit Rama ditën e premte.

"Janë zgjidhur 90% e kërkesave të Ligës Profesioniste. Ka mbetur vetëm ligji për sponsorizimin i cili është thelbësor. Propozimi i Ligës Profesioniste do i dërgohet edhe Ramës”, u shpreh deputeti i PS.

Ndërkohë, presidenti i Ligës, Edvin Libohova, theksoi se bojkoti do të vazhdoj të qëndroj në fuqi derisa të ketë një zgjidhje.

Të fundit