Flash News

E-TJERA

"Boks" në mes të rrugës, përleshen të rinjtë tek “Zogu i Zi”

"Boks" në mes të rrugës, përleshen të

Zona e njohur si “Zogu i Zi” në Tiranë është kthyer në një ring boksi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të sigurara nga JOQ, disa persona po zihen me grushta ndërkohë që disa vajza tentojnë që t'i ndajnë.

E gjithë ngjarja zhvillohet në mes të rrugës kur kalojnë edhe makina.

"Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta", njofton policia.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Të fundit