Flash News

E-TJERA

"Boksierët" Nwabueze dhe Carkanji e pësojnë keq, del vendimi i Komisionit të Disiplinës

"Boksierët" Nwabueze dhe Carkanji e pësojnë keq, del

Komisioni i Disipilinës së FSHF-së nuk e ka toleruar aspak dhunën në ndeshjen Bylis-Laçi, në javën që lamë pas në futbollin shqiptar.

Disiplina ka pezulluar me 10 ndeshje nga aktiviteti, sulmuesin e kurbinasve Kirian Nwabuezen dhe po me kaq ndeshje dhe mbrojtësin e ballshiotëve Xhoi Carkanjin. Sulmuesi i bardhezinjve u ndëshkua me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj mbrojtësit Janku dhe më pas nisi një betejë e madhe në fushën e blertë. Dy të dënuarit u grushtuan me njëri-tjetrin, duke na rikthyer sërish një skenë të shëmtuar të futbollit shqiptar.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj, i cili është pezulluar për 9 ndeshje nga aktiviteti futbollistik.

VENDIMET E DISIPLINËS:

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të fundit