Flash News

E-TJERA

Bolino e ‘fluturoi’ me një telefonatë në orët e vona, deklarata që i kushtoi Babaramos vendin e punës

Bolino e ‘fluturoi’ me një telefonatë në orët e

Një qëndrim kritik ndaj investimeve të qeverisë vitet e fundit në studio duket se i ka kushtuar vendin e punës gazetarit Ilir Babaramo.

Botuesi Carlo Bolino e ka shkarkuar atë përmes një telefonate në orët e vona të mbrëmjes, në një vendim që vjen menjëherë pas qëndrimeve të forta të gazetarit ndaj qeverisë.

Gjatë emisionit të drejtuar nga Denis Minga, po në Report TV, Babaramo kishte sfiduar hapur narrativën për investimet publike, duke deklaruar se në këto 10 vite qeveria nuk ka bërë as edhe një investim të saktë.

“Asnjë investim nuk ka gjatë këtyre 10 viteve që kjo qeveri të thotë këtë e kam të saktë. Aeroporti i Vlorës? Hekurudha? Rrugët që janë shembur? Porti i Durrësit?

Nëse më thoni një… Cila është kjo por more Denis se jeni dhe me kufje, unë nuk kam kufje, të ta thonë në kufje vetëm një”, u shpreh gazetari.

Të fundit