Flash News

E-TJERA

Bonusi i bebes/ Sa të porsalindur kanë përfituar

Bonusi i bebes/ Sa të porsalindur kanë përfituar

Bonusi i bebeve është shpërndarë në 36.238 të porsalindur. Ndërsa prej fillimit të programit, bonusi iu është dhënë afro 108 fëmijëve që prej vitit 2019.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ku thekson se financimi për bebet do të vijojë edhe për vitin 2022.

Postimi i ministres:

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Me buxhetin 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.

 

Të fundit