Flash News

E-TJERA

Bonusi i fundvitit/ Ja me sa lekë do të ‘festojnë’ pensionistët këtë vit

Bonusi i fundvitit/ Ja me sa lekë do të ‘festojnë’

Në prag të festave të fundvitit, qeveria kujtohet gjithëmon që në këtë vend ka dhe pensionista dhe ‘hap portofolin’ për t’ju dhënë një bonus simbolik.

Edhe pse çmimet janë rritur dyfish krahasuar me një vit më parë, qeveria ka vendosur të shtojë vetëm 5 mijë lekë në bonusin e pensionistëve.

Ka qënë Ministri i Financave, Petrit Malaj, ai i cili ka deklaruar se çdo i moshuar i cili e ka pensionin më të ulët se 200 mijë në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 mijë në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë se 200 mijë, do të marrin një bonus me vlerë 100 mijë lekësh të vjetra.

“Paratë janë shpërndarë në ministritë e linjës. Bonusi i fundvitit do të jetë njësoj si bonusi që kanë marrë vitin e kaluar.  Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, është shprehur ministri Malaj.

Të fundit