Flash News

E-TJERA

Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës

Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në

Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar situatë problematike në qarkun e Dibrës.

Mësohet se Rruga e Arbrit është bllokuar prej orëve të para të mëngjesit., kurse Qafa e Ulzës është bllokuar prej disa orësh.

Si paspjë, kanë mbetur mes dëborës edhe persona të sëmurë, duke e bërë situatën akoma më shqetësuese.

Borëpastrueset nga Peshkopia kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

Në zonën e Bulqizës trashësia ka arritur në 50 centimetra, ndërsa në disa zona të tjera ka kaluar mbi 1 metër, duke bllokuar totalisht segmentet rrugore.

Të fundit