Flash News

E-TJERA

Bora dhe ngricat vështirësojnë votimin në disa qendra në Dibër dhe Shkodër

Bora dhe ngricat vështirësojnë votimin në disa qendra

Në gjashtë bashkitë e vendit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në disa njësi administrative, ky proces ka hasur vështirësi për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike.

Në Dibër, moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë probleme në disa qendra votimi.

Bora dhe ngricat vështirësojnë votimin në disa qendra

Sipas OSHEE, moti i keq me reshje bore ka dëmtuar rëndë një nga shtyllat e tensionit të mesëm që furnizohet me energji nga fideri "Maqellarë", NST Vojnik, duke lënë pa energji zonat: Dohoshisht, Borovjan, Kander, Kastriot, Kishavec, Rashnopoje, Sohodoll.

Edhe në Shkodër, në Njësinë Administrative Shosh Dukagjin, reshjet e borës e bëjnë pothuajse të pamundur votimin e qytetarëve  .

Të fundit