Flash News

E-TJERA

Bora vështirëson qarkullimin edhe në Librazhd, bllokohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë

Bora vështirëson qarkullimin edhe në Librazhd, bllokohet

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve edhe në Librazhd.

Aksi rrugor "Librazhd-Qafë thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

Të fundit