Flash News

E-TJERA

"Bordi i Paqes, një mister", politilogu amerikan: 1 mld dollarë, shumë e madhe për një vend si Shqipëria

"Bordi i Paqes, një mister", politilogu amerikan: 1 mld

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, politilogu amerikan David Philips deklaron se Bordi i Paqes në Gaza është një mister i madh.

Duke folur në News 24, ai shtoi se vendet që do të anëtarësohen nuk e dinë se si do të shpenzohen 1 miliardë dollar që do të paguajnë.


“Deri tani është një skemë, paguaj për të luajtur. Ne nuk e dimë si do të shpenzohen këto para. Duhet të ketë protokoll të qartë.

"Bordi i Paqes është një mister i madh, ajo që dimë është se vendeve do ti kushtojë 1 mld dollar për tu anëtarësuar, ska vendim si do të shpenzohen këto fonde. Trump pritet të jetë drejtues i përhershëm i komitetit.

Deri tani është një skemë, paguaj për të luajtur. Ne nuk e dimë si do të shpenzohen këto para. Duhet të ketë protokoll të qartë.


Ne duam të dimë ca përfitime do të ketë populli i Palestinës, marrëdhënia me Bordin dhe vendet donatore, vendet e rajonit, kjo do të jetë një nismë e drejtuar nga Izraeli dhe jo SHBA që organizon Komitetin Ndërkombëtar.

Ka shumë para për të paguar Shqipëria, duhet adresuar për të ditur se cfarë do të përfitojë dhe kjo sështë e qartë", tha politilogu amerikan David Philips. 

Të fundit