Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës, Fuga: Diktati i shtetit me çmimet, hiqeni! Qeveria mund t’i ndihmojë konsumatorët në këtë mënyrë

Bordi i Transparencës, Fuga: Diktati i shtetit me çmimet, hiqeni!

Akademiku Artan Fuga shprehet kundër ngritjes së Bordit të Transparencës për të përcaktuar çmimin e naftës. Sipas tij, kjo strukturë nuk përcjellë transparencë. Fuga thotë se nëse duan që të bëjnë vërtetë transparencë duhet të tregojnë më shumë për tregun e karburantit çdi ditë.

“Përse Bordi i Transparencës për Karburantit është në dëm të konsumatorëve. Sepse nuk është i Transparencës. Transparenca është një fjalë e madhe. Doni transparencë! Na tregoni çdo ditë si eksport-importi i karburanteve lëviz? Si lëvizin tregjet ndërkombëtare dhe çmimet e karburanteve? Si është çmimi i tyre në vendet fqinje? Kush tregton karburantin? Sa është fitimi ditor i grosistëve? Sa është ngrit apo ul harxhimi i karburanteve çdo ditë sipas fluksit të çmimeve? Etj”, shkruan ai.

Fuga thekson se në këtë mënyrë nuk po mbrohet konsumatori. Ai thotë se nëse qeveria nuk do të ndërhynte, do të ishin vetë qytetarët që do të reagonin derisa çmimi të stabilizohej.

“Po a na mbron ne si konsumatorë? Hiç fare! Sepse nëse ai çmim arbitrar nuk do të ishte çfarë do të bënin grosistët e karburanteve? Do ta ngrinin karburantin në kupë të qiellit? E po pastaj? Ne nuk do të shkonim të blenim dhe ata do ta ulnin atje ku ne përsëri do të fillonim të blenim! Si macja me miun ne si qytetarë do të bëheshim aktivë dhe do ta detyronim tregun”, shton ai.

Fuga thotë se nëse shteti do që të luajë rolin e rregullatorit, duhet të blejë karburant dhe ta hedhë vetë në treg me çmimin që mendon se është i drejtë.

“Do shteti të luajë rregullatorin!? Të blejë karburant dhe ta hedhë në treg me çmimin që mendon se është i drejtë! Shteti kështu është rregullator.

Duke respektuar lirinë e grosistëve dhe konsumatorëve për të luajtur dhe grindur në treg! Ja dështimi i ultraliberalëve hipokritë! Na tregojnë se gjoja liberale është kur shteti heq dorë fare nga çdo funksion ekonomik, dhe përfundojnë duke vendosur diktatin e shtetit me çmimet”, thekson Fuga.

Të fundit