Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Në një njoftim për mediat, bordi njofton se nafta është ulur me 4 lekë krahasuar me vendimin e kaluar dhe do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri dhe me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër, kurse benzina dhe gazi nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit