Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Në një njoftim për mediat, bordi njofton se nafta është ulur krahasuar me vendimin e kaluar dhe do të shitet me pakicë 189 lekë/litri, benzina 186 lekë/litri dhe gazi 76 lekë/litri me pakicë.  

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit