Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina do shiten më shtrenjtë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të fundit, nga sot nafta do të shitet 208 lekë për litër, pra 9 lekë më shumë, benzina 189 lekë, 12 lekë më shtrenjtë, kurse gazi 71 lekë, nuk ndryshon.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes", thuhet në njoftim. 

 

Të fundit