Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës shtrenjton sërish naftën, ja çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës shtrenjton sërish naftën, ja çmimet

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës. Me vendimin e ri, nafta do të shitet 3 lekë më shtrenjtë, nga 207 lekë/litri në 210 lekë/litri.

Ndërsa benzina nga 174 lekë/litri është rritur me 2 lekë duke shkuar në 176 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, njofton bordi.

Të fundit