Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës brenda 24 orësh, shkon në 218 lekë/l

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës brenda

Bordi i Transparencës, i rikthyer nga qeveria për të normalizuar çmimet e karburanteve, ka shtrenjtuar sërish naftën.

Nga 203 lekë/litri që e caktoi një ditë më parë, sot bordi e ka çuar çmimin e naftës në 218 lekë/litri, pra duke e rritur me 15 lekë brenda 2 ditëve.

Benzina nga 175 lekë/litri ka shkuar në 181 lekë/litri. Vetëm gazi ka mbetur i pandryshuar.

Kjo rritje rëndon xhepat e shqiptarëve pasi jo vetëm karburantët janë shtrenjtuar. Edhe çmimet e produkteve ushqimore, perimeve e frutave janë rritur ndjeshëm.

Të fundit