Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin, barazohet çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi merr vendimin, barazohet çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka përcaktuar sot çmimet e reja për hidrokarburet. Çmimi i naftës dhe benzinës është barazuar në 229 lekë/l. Ndërsa gazi do të shitet me 90 lekë/l.

Çimet kanë shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë ku nafta shitej me 234 lekë/l e benzina me 137 lekë/l.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet", njofton bordi.

Të fundit