Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin: Çmimi i naftës 226 lekë/litër, sa do të shitet benzina dhe gazi

Bordi merr vendimin: Çmimi i naftës 226 lekë/litër, sa do

Bordi i Transparencës është mbledhur sot për të përcaktuar çmimet e karburanteve për javën në vijim.

Bordi vendosi që karburantet të tregtohet përkatësisht: 226 Lekë/litri për gazoilin; 206 Lekë/litri për benzinën dhe 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim”, thuhet në njoftim. 

Të fundit