Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin/ Çmimi i naftës dhe gazit pëson një rënie të lehtë, shtrenjtohet benzina

Bordi merr vendimin/ Çmimi i naftës dhe gazit pëson një

Çmimi i naftës ka pësuar një ulje të lehtë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 231 lekë për litër, nga 237 që ishte deri më sot.

Ndërsa benzina ka pësuar rritje me 1 lekë. Ajo do të shitet me 212 lekë për litër. Ndërsa çmimi i gazit është ulur, pasi regjistroi rritje për dy herë radhazi. Gazi do të shitet 115 lekë për litër.

Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë.

 

Të fundit